Vjedhësit e biçikletave bëjnë kërdi në Shkup, policia e pafuqishme? (VIDEO)

Vjedhësve të biçikletave tashmë ju lulëzon biznesit. Secilën ditë nëpër rrjetet sociale ka ankesa nga qytetarë të ndryshëm ku akuzojnë policinë se po rrinë duarkryq.

Në videon e fundit të publikuar në rrjetet sociale shihet qartë se vjedhësit nuk kanë frikë të vjedhin duke u parë se vjedhësi gjatë vjedhjes mendohet se cilën biçikletë ta vjedhë.

“Vjedhësit s’kanë frikë as nga kamerat e sigurisë që janë vendosur tek objektet e reja. Numri i biçikletave në MPB secilën ditë është më e madhe”, thonë qytetarët.
Nga janari deri në shtator të vitit të kaluar janë regjistruar 642 vjedhje të biçikletave. Një pjesë e këtyre veprave penale janë zbardhur, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rasteve.