VMRO-DPMNE: Populli tregoi se ka dinjitet dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë kundërshtuan Zaevin dhe Pendarovskin dhe politikat e tyre anti.shtetërore e kriminale. Populli tregoi se ka dinjiteti dhe refuzoi t’i jep mbështetje LSDM-së dhe Pendarovskit.

Debakli me vizitueshmërinë e dobët në tubimin qendror në Shkup është dëshmi se qytetarët janë kundër shkatërrimit dhe regresit në shtet nga ana e karteli kriminal i pushtetit.

As kërcënimet shantazhet dhe presionet nuk patën sukses të detyrojnë qytetarët të hipin në autobus që të marrin pjesë në tubimin e Pendarovskit.

Qytetarët porositën se janë kundër ekonomisë e cila stagnon nepotizmit kundër shëndetësisë së uzurpuar ngecjes në arsim institucioneve të kapura dhe kundër paaftësisë së pushtetit të sjell të ardhme prosperuese.

Qytetarët porositën se janë kundër shitjes së interesave shtetërore shkeljes së të drejtës Kushtetutës dhe ligjeve.

Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë fytyrë dhe shëmti e të njëjtës monedhë. Ata janë personifikim i krimit, korrupsionit dhe paaftësisë e cila u bë simbol i sundimit të LSDM-së.

LSDM dhe Pendarovski e çojnë shtetin në fund qytetarët jetojnë në varfëri ndërsa Zaev dhe karteli dhe familjet e tyre vetëm pasurohen.

Shteti nuk guxon më të fundoset dhe ngec. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë drejtësi jetë cilësore dhe të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Me numrin rekord në tubimin qendror të VMRO-DPMNE-së në Shkup qytetarët dërguan porosi se në Republikën e Maqedonisë nevojiten ndryshime menjëherë. Qytetarët janë për drejtësi në Maqedoni. Atdheu na fton.

Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së