VMRO-ja e vendosur, nuk ndryshon vendim për ligjin e gjuhëve

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Ligjin e dygjuhësisë është i njëjtë. Vlerësojmë se Ligji i dygjuhësisë del jashtë Kushtetutës, i njëjti është i pazbatueshëm dhe jo vetëm që nuk kontribuon për kohezion më të madh në shoqërinë e Maqedonisë, por sjell edhe rreziqe të cilat mund të shkaktojnë pasoja të mëdha, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së për media.

Në grupet punuese të Kuvendit, siç njofton qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, në të cilat merr pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja nuk bisedohet për Ligjin e dygjuhësisë.

“Pozicionet e VMRO-DPMNE-së janë të qarta. Nuk duhet të përsëritet gabimi dhe në derë të vogël, pa debat përkatës, me vizatimin e flamurit evropian, zgjidhje të këtilla të ndjeshme të sillen  në procedurë të shkurtuar”, thuhet në kumtesë.

VMRO-DPMNE-ja bën thirrje ligji të tërhiqet dhe të vendoset në debat më të gjerë në të cilin do të merrnin pjesë edhe ekspertë. “Këto kërkesa konstruktive për fat të keq nuk kanë hasur në pranim të duhur dhe për shkak të asaj se grupi jonë parlamentar ka parashtruar amendamente që të korrigjohet përmbajtja kontestuese. Presim që Parlamenti ta respektojë rregulloren dhe Ligjin për kuvendin dhe t’i shqyrtojë amendamentet e propozuara”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Loading...