VMRO-ja paralajmëron protesta të përditshme

VMRO-DPMNE paralajmëron një sërë protestash kundër qeverisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të partisë. Protesta e parë u njoftua për të mërkurën, pikërisht në përvjetorin e arrestimit të organizatorëve të protestave “Për një Maqedoni të Përbashkët”, e cila rezultoi me hyrje të dhunshme në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar.

Protesta do të fillojë nga selia e VMRO-së dhe do të përfundojë para Qeverisë. Partia opozitare akuzon se LSDM-ja e çon vendin në drejtimin e gabuar si dhe në të njëjtën kohë është duke u zhytur në korrupsion.