VMRO: : Zaev i nënçmoi gratë, veçanërisht anëtaret e partisë së tij

Nëpërmjet një njoftimi nga OBRM-PDUKM reagojnë ndaj fjalimit të sotëm të kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se “Zoran Zaev sot përsëri i nënçmoi gratë në Maqedonisë, posaçërisht anëtaret e partisë së tij, me vet vaktin që përsëri i gënjeu dhe manipuloi”.

“Qeveria që ai drejtin dështon në çdo fushë, përveç krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Realiteti është se rritja ekonomike e Maqedonisë është bindshëm më e ulët në Evropë, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, standardi nga ditë në ditë bie ashtu siç rrënohet shëndetësia, arsimi, bujqësia”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Social-demokraci e rreme, shtojnë nga OBRM-PDUKM, u shndërrua në despotizëm që hedh gaz lotsjellës ndaj qytetarëve.

“Despotizmi shihet ndaj hyrjeve në shtëpitë e qytetarëve që e kritikojnë pushtetin në rrjetet sociale”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se despotizmi shihet në marrëdhënien mes qytetarëve ku shihet se Zoran Zaev i përsërit premtimet e rreme dhe se qytetarët do ta dënojnë në zgjedhjet e ardhshme.