VMRO: Zoran Zaev shkeli demokracinë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate për media vlerëson se sjellja e Zoran Zaevit është jo – shtetërore, jo- maqedonase dhe e turpshme.

Sipas kësaj partie, Zaevit jo vetëm që nuk i intereson mbrojtja e interesave nacionale dhe mendimi i popullit, “por as edhe mbrojtja e interesave maqedonase për të cilën janë sakrifikuar gjeneratat e mëparshme”.

“LSDM po i keqpërdorë aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë për politikat saja kapitulluese, duke kërkuar mënyra se si t’i izolojë gjithë ata që mendojnë të kundërtën. Zoran Zaev dhe shumica qeveritare me vullnetin e tyre dhe me vetëdije e shkelin Kushtetutën, ligjet dhe procedurat me qëllim të realizohet marrëveshja kapitulluese për ndryshimin e emrit. Zaev në mënyrë jo parimore e barazon hyrjen e shtetit në NATO dhe BE me ndryshimin e emrit kushtetues, edhe pse nga vetë institucionet i është thënë se nevojiten reforma të vërteta. Zoran Zaev e shkeli demokracinë. Pushteti dëshiron tërësisht të përjashtojë opozitën dhe secili që mendon ndryshe nga ai dhe në kreun e kartelit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Partia e Mickoskit mes tjerash kërkon respektimin e plotë të konceptit të Përzhinës për qeveri teknike para zgjedhjeve si mënyrë e vetme që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre. VMRO madje kërkon respektimin e konceptit për financim të partive politike e cila veçmë ishte dakorduar.

Loading...