Volkswagen lufton Teslan, varianti elektrik i “Golf” me gjysmë çmimi (FOTO)

Volkswagen do të prodhojë 10 milionë makina elektrike që do të kenë çmim më të përballueshëm se rivalët.

Të gjitha do të jenë të bazuara mbi platformën MEB, e cila përfshin konceptin “I.D”.

Reuters tha se kompania ka në plan ta shesë për rreth 23 mijë euro, dhe të prodhojë 200 mijë në vit.

Koncepti ID, versioni elektronik i “Golf”, u paraqit për herë të parë në mars.

Seria përfshin “I.D Vizzion”, që do të jetë makinë “sedan”, me katër dyer dhe më e madhe se “Golf”; “I.D Crozz”, që do të jetë versioni SUV; dhe I.D Buzz Microbus.

Tesla është duke i shitur makinat e saj momentalisht me nga 40 mijë euro e sipër.