Vozisni me kujdes, ka mbetje bore nëpër rrugë

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës. Reshje të dobëta të borës ka në Dellçevë.

Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ende është në fuqi ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Loading...