Vozitësi dhe pronari i “Durmo Turs” nga parab.urgimi shkojnë në parab.urgim shtëpiak

Gjykatësi i procedurës paraprake ua ka shfuqizuar masën e parabu.rgimit dhe të njëjtën ua ka zëvendësuar me parab.urgim shtëpiak vozitësit dhe pronarit të autobusit “Durmo Turs” përgjegjës për aksi.dentin që ndodhi para dy muajve në Llaskarcë ku hum.bën jetë.n 16 persona.

“U është ndërruar masa e parab.urgimit me parabu.rgim shtëpiak për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Të akuz.uarit kanë dorëzuar dokumentacion të nevojshëm” konfirmojnë për Portalb.mk nga Gjykata.

Ndaj këtij vendimi i cili është miratuar përpara dy ditëve ka reaguar Prokuroria Themelore Publike me ankesë duke vlerësuar se gjykatësi nuk ka të drejtë kur të dëshirojë të vendos për parabu.rgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë.

Pritet që Gjykata për ankesë e Prokurorisë të vendosë javën e ardhshme.

Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aks.identit kanë qenë mosfunskionimi i fr.erëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Gjashtë persona aku.zohen për veprën penale “Vepra të rë.na kundër sigurisë dhe personave në komunikacion” ndërkaq personi i shtatë është i aku.zuar për “Kry.erje të detyrës në mënyrë të pandërgjegjshme” pasi që ka dhënë leje se takometri (pajisje për matjen e shpejtësisë së autobusit) ka qenë në rregull pa i bërë paraprakisht kontrollet dhe kundër tij është hapur proce.durë het.imore për shkak të natyrës së veprës.