Vrasësja e parë seriale në histori, martohej për t’i vrarë burrat!

 

Belle Gunness është vrasësja e parë seriale në histori. Ajo emigroi nga Norvegjia drejt Amerikës në vitin 1881 dhe u vendos në Chicago, duke u martuar me një emigrant norvegjez.

Partnerët patën katër fëmijë dhe si fillim hapën një dyqan karamelesh. Dukej se gjithçka shkonte normalisht derisa në vitin 1900, krejt papritur dyqani u përfshi nga flakët dhe brenda tij u gjet trupi i bashkëshorit të Gunness- it.

 

Fill pas kësaj ngjarjeje, përmes falsifikimit të dokumenteve, Belle arriti të siguronte nga shteti një fermë në La porte, Indiana. Vejusha u martua sërish, por pas tetë muajve bashkëshorti i dytë vdiq dhe jo, e gjithë kjo nuk ishte një rastësi!

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e ve deklaroi se i shoqi ishte djegur aksidentalisht me ujë dhe gjatë rënies kish’ pësuar një goditje të fortë në kokë. Hetimet u mbyllën dhe asnjë provë e vetme nuk rëndoi mbi Belle-n. Kjo e fundit nxori një lajmërim në gazetë, në kërkim të një martese të tretë.

Ndonëse nuk dihet me siguri se sa është numri i viktimave, mendohet se vrasësja seriale është përgjegjëse për humbjen e rreth së paku 40 jetëve, ndoshta edhe më shumë.