Vritet në Prishtinë një 27 vjeçar

Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë, gjegjësisht afër shkollës Teknike. Deri tani, Policia e Kosovës nuk përgjigjet lidhur me rastin.

Është mësuar jozyrtarisht se i vrari është një mashkull 27 vjeçar.

“Tash na njoftuan, prokurorja po shkon në vendin e ngjarjes. Te Shkolla Teknike në Prishtinë ka ndodhur. Viktima është 27 vjeç. Nuk dihet motivi”, tha kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për mediet.