Vrojtuesi i plazhit në Vlorë rrëfën momentet kur shpëtoi nga mbytja pushuesin nga Kosova

Një vrojtues plazhi ka arritur që t’i japë ndihmën e parë një pushuesi nga Kosova i cili ka qenë duke u mbytur në detin e Vlorës këtë të mërkurë.

Andrea Cenodemaj ka shpjeguar se teksa po qëndronte në kullën e vrojtimit ka parë një person rreth të 40-tave i cili po jepte shenja se po mbytej. Menjëherë i riu ka hyrë në det dhe falë dhe ndihmës së një punonjësi të plazhit, kanë arritur t’i shpëtojnë jetën qytetarit.

“Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beyëatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, i cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy.

Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta.

Ishte rreth 40 vjeç, kosovar’, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi I plazhit.

Fatmirësisht pushuesi është jashtë rrezikut për jetën. Rasti i shpëtimit të një personi është i disati në qytetin e Vlorës gjatë këtyre dy muajve./Gazeta Express

Loading...