Vucic i thotë Erdoganit: Faleminderit vëlla, po ndërton në Serbi fabrikën ku do të punësohen 2500 persona

Derisa në Kosovë shteti i Turqisë po sponzorizon dhe po ndërton xhamia e objekte fetare, në Serbi po ndodhë diçka tjetër, atje Turqia po ndërton fabrikën e tekstilit ‘Eurotay’ në vlerë prej 35 milionë eurosh, aty priten të punësohen rreth 2500 persona.

Sot në një vizitë në këtë fabrikë në Adran pranë Kralevës ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili tha se në inaugurimin e kësaj fabrike do të marrë pjesë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, njofton gazetametro.net.

Vucic ka falenderuar Erdoganin, duke e quajtur vëlla e njeri që po e ndihmon Serbinë që ta zhvillojë ekonominë e saj sa më shumë.
“Është mirë të shohësh se nuk punojnë vetëm vajzat deri në moshën 25-vjeç. Faleminderit, vëlla turk që keni pranuar edhe femra mbi moshën 50-vjeç. Ato janë gra të denja dhe të afta që do të tregojnë besnikëri“tha Vucic.

Ky investim vie pas disa bashkëpunimeve mes dy shteteve, asaj të Turqisë dhe Serbisë.

Kujtojmë se Erdogan ka lajmëruar se shumë shpejt do ta realizojë një vizitë zyrtare në Serbi./gazetametro.net