Vucic: Kurrë s’kemi qenë në situatë më të vështirë

Presidenti dhe kryeministrja serbe, Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic kanë takuar ambasadorin kinez në Beograd Li Manchang, për ta njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe për t’i kërkuar ndihmë Kinës.

Presidenti serb, Vucic i ka thënë ambasadorit kinez që këto shqetësime të ja përcjell Kinës, duke u ankuar se Serbia nuk ka qenë asnjëherë në situatë më të vështirë, sipas tij, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për paqe e stabilitet.
Vucic e ka akuzuar KFOR’in se qëllimisht nuk po e kryen detyrën e vet në veri, duke lejuar Policinë e Kosovës të ndërhyjë atje.

Vucic Kinës i është ankuar edhe për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, që sipas tij, e shkel Marrëveshjen për Stabilizim Asociim dhe atë të CEFTA’s.
Ambasadori Li ka thënë se Kina e kupton në mënyrë të përkryer se çfarë po ndodh në Kosovë dhe se ajo është e njohur tashmë sipas tij, me skenarin e sulmit në integritetin e Serbisë.
Ambasadori kinez i ka thënë Vucicit se ai do të informojë shtetin e tij, dhe se Serbia duhet të llogaritë në mbështetjen e Kinës.

Në takimin me Cepurin, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk i beson misionit të KFOR-it dhe të NATO-së në Republikën e Kosovës.
“Serbia nuk asnjë arsye që t’i besojë misionit të KFOR-it”, ka thënë Vuçiq, teksa ka folur për ndërhyrjen e njësiteve të ROSU-së në veri, për të cilat KFOR-i ka thënë që kanë qenë në dijeni dhe se një askion i tillë lidhet me hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.