Vuçiq e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Serbi, çka po ndodh?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka thirrur për sonte në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas lajmit për arrestimin e drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë serbe, njofton Gazeta Express.

Vuçiq më herët e pat thirrur mbledhjen për nesër, por pas zhvillimeve të fundit ka vendosur që Këshilli i Sigurisë të mblidhet urgjentisht sonte.

Gjuriq hyri në Kosovë pa pasur leje nga autoritetet kosovare, pas çka pasdite u arrestua nga policia dhe pritet çdo moment të arrijë në policinë e Prishtinës.