Vuçiq i quan terroristë policët e Kosovës, thotë së dëshiruan të tregojnë se mund të marrin veriun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar qytetarëve serbë pas përfundimit të mbledhje urgjente të Këshillit për siguri Kombëtare.

I Plotësuar – Vuçiq tutje ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit është provokim brutal i Kosovës. Sipas tij Gjuriq në pajtim me marrëveshjen për vizitat reciproke, më shumë se 75 orë më herët e ka paralajmëruar vizitën në Kosovë.

“Do të jap përgjegjësi të gjithë ata që kanë marrë pjesën në pengmarrjen e Gjuriqit”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se ky është akt kriminal i autoriteteve të Prishtinës, i mbështetur nga disa vende, shkruan lajmi.net.

Tuthje ka thënë se ka folur me Gjuriqin dhe se është rrugës për në Beograd. Sipas tij, ai do të trajtohet në njërën nga klinikat e Beogradit.

Ai i ka akuzuar edhe dy serbë “si pjesëmarrës në arrestimin e Gjuriqit”, për të cilët ka thënë se kanë ndihmuar në kapjen e tij. /Lajmi.net/

Vuçiq i quan terroristë policët e Kosovës, thotë së dëshiruan të tregojnë se mund të marrin veriun

Ai i ka quajtur terrorist policët që arrestuan Marko Gjuriqin.

“Terroristët të veshur me uniformë të njësive speciale të shtetit joekzistent të Kosovës dëshiruan që të tregojnë se mund ta marrin veriun e Kosovës”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, këtë e kanë bërë me mbështetje të EULEX-it dhe “në dy vetura të njësisë ROSU, ishin dy vetura të EULEX-it”.

Vuçiq tha se “Serbia i ka respektuar të gjitha aktet ndërkomvëtare” dhe se “me kohë e ka njoftuar Prishtinës për qëllimin e vizitës së zyrtarëve serbë në Kosovë”.

Loading...