Vuçiq: Kosova vazhdimisht po na su.lmon, edhe Zaev dje e arsyetoi Kosovën!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në margjinat e takimit të Berlinit të organizuar të hënën nga Gjermania dhe Franca.

Këto kritika të kryetarit të Serbisë kishin të bënin me taksën ndaj Serbisë e cila bashkë me procesin e dialogut Kosovë – Serbi ishin në fokus të samitit që i bëri bashkë në kryeqendrën gjermane liderët e Ballkanit Perëndimor .

“Ne ishim të befasuar nga ash.përsia me të cilën kanë folur para së gjithash shqiptarët e Kosovës por edhe ashpërsinë e su.lmeve kundër Republikës Serbe. Shqiptarët thanë se duhet ta njohim Kosovën nuk ka autonomi për serbët nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe . U përpoqëm të vepronim me përgjegjësi”.

“Zaev është përpjekur të gjejë arsyetim për taksën antiligjore dhe që këtë veprim ta shpjegojë me mossuksesin e aplikimit për pranim të Kosovës në Interpol” tha presidenti i Serbisë.