Vuçiq për deklaratën e Haradinajt për luftë: Nuk do të ketë luftë, por

Duke reaguar për deklaratën e Haradinajt se për të ndarja e Kosovës do të thotë luftë, Vuçiq thotë se shpreson se deri të lufta nuk do të vije dhe se do të gjendet zgjidhje për Kosovën.

Sipas tij, çdo zvarritje do të kishte pasoja negative për çështjet tjera.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se do të vije deri te lufta, nëse do të ketë ndarje të territoriale të Kosovës, presidenti i Serbisë ka thënë se kjo nuk është hera e parë, e as e fundit dhe ka shfaqur shpresën se kurrë nuk do të vije deri te lufta, por të ndonjë zgjidhje.

Pasi që i shohim deklaratat e Hashim Thaçit, është e pamundur të flisni dhe të t’i kërkonit të gjitha dhe të thoni se presim marrëveshje. Nuk është marrëveshje nëse na thoni e gjitha është e jona, dhe ju vetëm na pranoni. Këso marrëveshje nuk do të ketë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se marrëveshja është shumë e rëndësishme. “E di që njerëzit e kanë të vështirë, që më së shumti dëshirojnë  se kurrë për asgjë mos të ketë marrëveshje, që të zvarritet, por nuk mund të zvarritet, pasi që për çështje tjera do të jetë gjithnjë më vështirë dhe do të jemi në situatë të dobët”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, është në interes të Serbisë që kjo çështje të zgjidhet, nëse është e mundur, e nëse nuk është e mundur  – “nuk do të ishte as tentimi i parë dhe as i fundit që të arrihet deri të marrëveshja”.

Ai ka përsëritur se heqja dorë nga marrëveshja do të thoshte paqartësi në të ardhmen dhe atë në shumë fusha, se do të jetë e vështirë të thithen investimet e jashtme, pasi që ata nuk do të kenë besim. “Nëse konfliktet mbeten të ngrira, investitorët do të mendojnë nëse duhet të investojnë ose jo në atë vend”, ka shtuar ai.

Kjo nuk është nga dje, secili prej nesh e di këtë. Ndoshta nuk e dini ku është Kaçaniku ose Shtimja, këtë ndoshta e dinë vetëm 0.1 përqind e njerëzve në Serbi, kurse 0.001 përqind e njerëzve asnjëherë atje nuk kanë qenë… këto tjerat i dini të gjitha dhe këtu nuk ka fshehtësi për juve”, ka thënë Vuçiq.

 

Loading...