VUÇIQ REAGON ASHPËR PËR ARRESTIMIN E GJURIQIT NË KOSOVË

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur akt kriminal nga autoritetet e Prishtinës, arrestimin e Marko Gjuriqit sot në Mitrovicë të Veriut.

Në një konferencë për shtyp, Vuçiq deklaroi se arrestimi i Gjuriqit në Mitrovicë është një provokim brutal i palës kosovare.

“Ky ishte një provokim brutal dhe i pamenduar. Një akt kriminal i realizuar sot nga autoritetet në Kosovë dhe Metohi”, u shpreh Vuçiq në konferencën për media pas mbledhjes që zgjati mbi tri orë.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka një marrëveshje me Kosovën, e cila sipas tij, u jep të drejtë zyrtarëve serbë që të vizitojnë Kosovën vetëm përmes informimit të Qeverisë së Kosovës.

“Ne nuk u kërkojmë leje atyre. Ne i informojmë”, deklaroi Vuçiq.

Loading...