Whyte e vuri në gjum Chisoran

Dillian Whyte e ka fituar edhe përballjen e dytë ndaj Dereck Chisoras, të cilin e ka nokautuar në raundin e 11-të. Dy boksierët britanikë rikthyen rivalitetit ndërmjet tyre në një duel të zhvilluar të shtunën mbrëma në O2 Arena të Londrës. Meqenëse në lojë ishte mundësia që fituesi të përballej me kampionin e unifikuar, Anthony Joshua, në Wembley më 13 prill, rëndësia e këtij meçi ishte shumë më e madhe.