Wilder tallet keq me Joshua: Po unë e pranoj sfidën, por ti hape telefonin (Foto)

Deontay Wilder ka pranuar ofertën e Anthony Joshuas për të zhvilluar një luftë të peshave të rënda.Ylli amerikan, i cili mban rripin e WBC’së, është gati të nënshkruajë kontratën dhe të shkojë në Britani të Madhe këtë verë për përballjen, shkruan GazetaBlic
Menaxheri i Wilder, Shelly Finkel tha për ‘The Telegraph’ se ekipi i Wilder është gati për të filluar negociatat e menjëhershme për duelin ndaj Joshua.“Ne jemi me të vërtetë të lumtur që Anthony Joshua ka thënë për herë të parë se do të luftojë me Deontay dhe ne besojmë se ai është një njeri i fjalës”, tha fillimisht Finkel.“Deontay pranon sfidën.”Finkel konfirmoi se Wilder do të kontaktojë me promoterin Eddie Hearn dhe Barry Hearn këtë javë.Deontay Wilder u tall me Anthony Joshua dhe Eddie Hearn duke u thënë atyre të hapin telefonin, duke postuar një video, ku shihet se po tenton t’i thërrasë.

Loading...