„Winter football joys“ tani edhe tek ne

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Federata për Sport Shkollor në shkurt do të nisin projektin e ri „ëinter football joys“ në të cilin do të jenë të inkuadruara 80 shkolla fillore. Drejtuesit e FFM , u.d. president, Muamed Sejdini dhe Filip Popovski (sekretar i përgjithshëm) së bashku me numrin një të sportit shkollor Aleksandar Tufekçievski në ‘Shtëpinë e futbollit’ , zhvilluan një takim. Kjo treshe edhe një herë potencuan rëndësinë e projekteve të kësaj natyre, siç është projekti ekzistues ‘Futboll në shkolla’. Gjatë realizimit të projektit „Winter football joys“, do të organizohen 42 ngjarje grasrut në 21 qytete dhe në këtë projekt do të jenë të përfshira 80-të shkolla. Në grasrut „Winter football joys“ do të marrin pjesë rreth 2 800 fëmijë të moshës prej shtatë deri më 10 vjeç.