Xhaferi: BDI-ja nuk i ka borxh as VMRO-së e as LSDM-së

Unë çmoj opinionin e çdo qytetari, posaçërisht atyre që ju përkas se jam i zgjedhur prej tyre. Por dilema e tyre bazohet në bazë të asaj që iu servohet. Nuk ka lëshim procedural të Talat Xhaferit, por lëshimi është i Komisionit. Nuk ka shanse të jemi të kushtëzuar me diktat. Nuk ka kush që të detyroje Talat Xhaferin që dikush ta kushtëzoj të punoj në kundërshtim me ligjet, kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit”, tha Xhaferi duke shtuar se BDI-ja nuk i ka borxh asnjë subjekti politik.

“Nuk i kemi borxh askujt, asnjë subjekti politikë. Borxh të vetmin i kemi qytetarëve që na kanë zgjedhur. BDI nuk i ka borxh as VMRO-së e as LSDM-së gjatë periudhave që ka qeverisur dhe që po qeverisë”.