Xhaferi: Disa deputetë të LSDM-së janë bërë pishman për gjuhën shqipe, nuk e votojnë ligjin

Seanca ku do të votohej ligji për përdorimin e gjuhëve nuk u mbajt për shkak se shumica nuk kishte votat e mjaftueshme, pasi disa nga deputetët e LSDM-së nuk do ta votonin këtë ligj, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi, i ftuar në emisionin 200 në Alsat M.

Sipas tij ligji për gjuhët nuk është para aktit të kryer, sepse jetojmë në një rajon ku ngjarjet rrjedhin shpejt dhe ajo që është ndërtuar deri në një pikë, mund të shembet për 24 orë.

Tutje Xhaferi ka thënë se ju ka dhënë kohë një javë partive politike të gjejnë zgjidhje, sepse mudësitë që ishin në dorën e tij tashmë kanë shterruar.

I pyetur se si pret të reagojë opozita nëse ligji votohet pa diskutimin e amandamenteve, Kryeparlamentari tha se nuk pret që ata të pajtohen me këtë veprim dhe pret reagimin e tyre në kuadër të procedurales dhe se nuk lejon të shantazhohet apo nuk pranon ultimatum nga askush, sepse Kuvendi nuk funksionon ashtu.

Xhaferi nuk pranoi se koalicioni qeveritar është në krizë, pavarësisht se tha që ishin shkak deputetët
e LSDM-së ata të cilët pamundësuan mbajtjen e seancës së sotme.

Loading...