“Xhamadani vija-vija”, ja si e dogjën kuqezinjtë në dasmën e Hysajt

Elseid Hysaj ka djegur shaminë e beqarit, duke zhvilluar një dasmë madhështore në Kalanë e Rozafës. Aty kanë qenë shumë të ftuar, rreth 400 vetë, mes të cilëve lojtarët e Kombëtares Shqiptare, të cilët kanë spikatur me këngët e vallet me motive kuqezi. Sikurse mund ta shihni edhe në videon shoqëruese të këtij shkrimi, moment më kluminant ka qenë këndimi dhe vallëzimi në formë rrethi i këngës së mirënjohur patriotike “Xhamadani vija-vija”, që kumbon në çdo stadium, ku luan Shqipëria. I ftuar në dasmën e Hysajt ka qenë edhe menaxheri i tij italian, Mario Giufredi.

I pyetur për situatën e klientit të tij në merkaton e kësaj vere, Giufredi ka thënë se pista e Atletico Madridit është më seriozja, por duket shpejt për të vendosur. Sipas tij, Napoli kërkon 25 milionë euro për kartonin e shqiptarit, një shifër që duket e madhe për klubin spanjoll, me trajner Diego Simeone. Palët do të tentojnë një emërues të përbashkët financiar, duke i lënë dyert hapur për njëra-tjetrën./telesport