“Xhaxhi Ali” nga seriali ‘Kloni’ tani 85 vjeçar, por shikojeni gruan e tij seksi

“Ali El Adib” krejt ndryshe si Stenio Garcia Aktori brazilian Stenio Garcia apo siç njihet tek ne në rolin e “xhaxhit Ali” në serialin e famshëm “Kloni” tani mbushë 85 pranvera.
Stenio Garcia e filloi karrierën teatrale në vitin 1958, pastaj dy vite më vonë debutoi si aktor në filma. Ai ishte i martuar për 11 vite me aktoren Cleyde Yáconis, ndërsa në vitin 2009 u martua me Marilene Saade e cila është po ashtu aktore, shkruan rtv21.tv.

“Xhaxhi Ali” ka dy fëmijë dhe siç shihet përmes postimeve në rrjetet sociale ka një jetë të lumtur me bashkëshortën e tij. Ata shpesh publikojnë imazhe në krah njëri-tjetrit, kështu duke u bërë cak i shumë medieve rozë.