Xhengis Rexhepi debuton me fitore në bankinën e Sivaspor (VIDEO)

Ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Xhengis Rexhepi ka debutuar me fitore si pjesë e stafit teknik të skuadrës turke të Sivaspor, njofton “infOSport.mk”.

Strategu tetovar luan rolin e asistuesit të trajnerit Tamer Tuna te Sivaspor, skuadër kjo e cila në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në teren vendas mundi Alanyasporin me rezultatin minimal 1:0.

Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Emre Kılınç në minutën e 84-të.

Kjo fitore me siguri se ngritë vetëbesmin e futbollistëve të Sivaspor, por gjithashtu edhe stafit teknik, të cilët si duket kanë bërë një punë të mirë gjatë fazës së përgatitjeve.

Ndeshjen e rradhës Sivaspor do ta zhvillojë kundër Trabzonsporit (17 gusht) si mysafir.