Xherdan Shaqiri me makinë luksi si Pogba & Ronaldo, blen Rolls-Royce (Foto)

Xherdan Shaqiri po vuan në stolin e Liverpool. Privatisht megjithatë ai bashkohet në një drejtim me futbollistët më të mirë si Cristiano Ronaldo Paul Pogba Antoine Griezmann etj. Fjala është për “Rolls-Royce” makinën e tij të re që ka blerë.

Është “Rolls-Royce” më i fuqishëm i të gjitha kohërave – shkruan prodhuesi i makinave në fjalë në faqen e vet të internetit. Xherdan Shaqiri ia ka bërë vetes një dhuratë të tillë e cila siç raporton “Blick” ka çmimin e 370.000 frangave zvicerane. Të paktën “mbi katër rrota” Shaqiri është tani në një nivel me yjet e mëdhenj të futbollit botëror.