Yagcilar promovon etikën në administratën publike: Publikohet regjistri i masave disiplinore

Ministria e Administratës Publike (MAP) po vazhdon angazhimin për promovimin e të dhënave të hapura në Kosovë duke u nisur nga hapja e të dhënave të MAP për të vendosur një shembull pozitiv.

Pas publikimi të të dhënave për shërbimin civil, në kuadër të portalit kombëtar për të dhëna të hapura MAP ka publikuar së undi regjistrin e masave disiplinore ndaj nëpunësve civil për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion gjatë vitit 2017.

Ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar tha se Kosova ka krijuar kornizën e nevojshme legjislative dhe institucionale për të monitoruar, hetuar dhe disiplinuar shkeljet kundër etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion në shërbimin civil të Republikës së Kosovës. Më tutje ai shtoj se administrata publike ka një rol dhe përgjegjësi të rëndësishme për të rritur besimin e qytetarëve në vendimmarrje, dhe fuqizimi i etikës është mënyra me e mirë për të arritur këtë.

Në pajtim me nenin 24 të Rregullores nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, secili institucion i administratës publike duhet të njoftojë Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) për çdo masë disiplinore që zbaton ndaj nëpunësve civilë dhe . DASHC është përgjegjëse të regjistroj të gjitha masat disiplinore. Të dhënat për përgatitjen janë grumbulluar nga DASHC përmes Sistemit Informativ të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) ku njësitë e personelit kanë plotësuar të dhënat mbi masat disiplinore të ndërmarra ndaj nëpunësve civilë në institucioni e tyre përkatës.

Në vitin 2017 ka pasur gjithsej (34) masa disiplinore që janë zbatuar ndaj nëpunësve civilë në institucionet e nivelit qendrore dhe atij lokal. Ndaj nëpunësve të nivelit qendror janë marr gjithsej (20) masa disiplinore ndërsa ndaj atyre në nivelin lokal (14) masat disiplinore. Si rezultat i një vendimi gjyqësor ose një vendimi nga strukturat përkatëse disiplinore në administratën publike (15) nëpunës civilë janë pushuar nga puna dhe (19) të tjerë janë pezulluar.

Ministri Yagcilar tha se të dhënat tregojnë se përafërsisht tre veprime disiplinore në muaj janë zbatuar për shkelje kundër etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion në shërbimin civil të Kosovës dhe ky është rezultat që tregojnë se korniza institucionale dhe ligjore për parandalimin e abuzimeve në administratën publike po funksionon. Ministri Yagcilar më tutje deklaroj se për MAP nuk ka kompromis në ruajtjen e integritetit dhe etikës së administratës shtetërore dhe mënyra me mirë për të bërë këtë është transparenca dhe llogaridhënia.

Që nga vitit 2016 MAP po punon për të hapur të dhënat e Qeverisë së Kosovës dhe deri tani janë publikuar afër 103 data-sete që mbulojnë sektorë të ndryshëm qeveritar./Lajmi.net/

Loading...