Yllka i del bashkëshortit edhe pa grim, madje edhe këtu

Është ndër këngëtaret e cila po merr zemrat e shumë të rinjve me këngët që po zënë vend në top listat e më të dëgjuarave, shkruan Kosovarja.

E bukur dhe joshëse, shpeshherë ndezë rrjetet me pozat të cilat padyshim se komentohen dhe pëlqehen jashtë mase.

Këtë kohë ajo ka vendosur me bashkëshortin e saj të largohen nga Kosova për pushime, e që kanë zgjedhur pikërisht Turqinë.

Mes shumë detajeve, shihet se Yllka nuk e ka fare kompleks që edhe krah bashkëshortit të dalë pa fije grimi.

Dhe vërtetë se ky detaj e bën atë të duket edhe më e bukur dhe natyrale, ashtu siç e njohim që nga fillimi, pa asnjë ndërhyrje.

Edhe pa grim, është vërtetë një yll i mbrëmjes e këtë e dëshmon edhe imazhi në vazhdim./Kosovarja/