Zaev beson në zgjedhje të suksesshme, në të kundërtën thotë se do të ketë krizë politike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot deklaroi se pret zgjedhje të suksesshme presidenciale dhe arritje të censusit në rrethin e dytë, në të kundërtën sipas Zaevit, do të krijohet krizë e re politike.

“Për ne pritjet janë që zgjedhjet të jenë 100 përqind të suksesshme. Nuk lejoj të komentoj çfarë dhe si, pres dhe jam i bindur që mund ta arrijmë censusin. Kur flasim për situata ‘çfarë do të ndodh, nëse ndodh’, atëherë demotivojmë daljen. Unë besoj se do të kemi zgjedhje të suksesshme”, tha mes tjerash Zaev mes tjerash.

Ai shtoi se nëse nuk zgjedhet presidenti në këto zgjedhje do të ketë krizë të re politike dhe ftoi qytetarët të dalin në votime dhe të zgjedhin kryetarin e ardhshëm të shtetit.

Zaevi u pyet edhe nëse ka biseduar me partinë opozitare maqedonase për ndryshimin e Kushtetutës, në rast se zgjedhjet presidenciale janë të pasuksesshme, duke marrë parasysh se duhen dy të tretat e votave në Kuvend, ai tha se nuk ka biseduar për një çështje të tillë./