Zaev dënon sjelljen e një ministri të tij ndaj gazetarëve (FOTO)

Asociacioni maqedonas i gazetarëve ka dënuar sulmet verbale të zëvendëskryemistrit, Koço Angjushev duke i bërë thirrje që t’i kërkoj falje për skandalin në brifungun kur hodhi markerin ndaj tyre për shkak të raportimeve për punën e tij. Për këtë rast AMG-ja i kanjoftuar përfaqësuesit ndërkombëtar në vend.

Për rastin që në shënjestër të sulmit ishte gazetari i televizionit Alsat është prononcuar edhe kryeministri, Zoran Zaev duke dënuar rastin por ka theksuar se zëvendëskryeministri Angjushev do të kërkoj falje për veprimin e bërë.

Me shumë gjasë edhe ai do të kërkojë falje, ndonjëherë ndjenjat e njerëzve tejkalohen por unë e dënoj atë, kushdo që të jetë edhe vetë unë ndonjëherë vetvetes ia tërheq vërejtjen. Gazetarët vetëm se e kryejnë funksionin e tyre, ata janë shërbim të qytetarëve ata i përcjellin të gjitha aktivitetet e shoqërisë po ashtu dhe Qeverisë por dhe të gjithë segmentet tjera të shoqërisë dhe mendoj se një gjë e tillë nuk do të përsëritet. 10:50 Qëllimi jonë është të jemi transparent deri në fund, flasim për gjithçka në vend dhe duam të flasim për gjithçka madje edhe kur nuk është diçka komode për Qeverinë qytetarët duhet ta dinë, në këtë mënyrë besoj se do të përmirësohemi”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Komentet

komentet