Zaev dhe Mickovski po përgatisin koalicion të gjerë qeveritar? (Video)

Takimet e shpeshtuara të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski, mund të rezultojnë edhe me koalicion të gjerë qeveritar e cila bashkërisht do ta bartë barrën lidhur me zgjidhjen e çështjes së emri. Kështu vlerëson Jove Kekenovski, ish anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe politikan aktual, në një deklaratë për Tv Telma.

Sipas tij, optimizmi i matur që tregojnë të dy palët, krijon përshtypje se po shkrihen dallimet mes tyre dhe se me siguri do të arrijnë të merren vesh lidhur me përkrahjen e ligjeve reformuese, të rëndësishme për rekomandimin e BE-së, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas Kekeonvski, VMRO-DPMNE tani gjendet mes dy zjarreve. Nga njëra anë është presioni i bashkësisë ndërkombëtare që të zgjidhet çështja e emrit, kurse nga ana tjetër problemet me deputetët që nuk pajtohen me politikën e Mickovskit dhe presioni nga anëtarësia.

Zyrtarisht takimet e Ahmetit dhe Mickovskit nuk kanë sjellur deri te tejkalim i dallimeve për çështjen e emrit

Loading...