Zaev emëron ambasador shqiptar, BDI hesht

Qenan Ramadani është emëruar ambasador në Zvicër, por ende mbetet mister nëse Ramadani është si kuadër i LSDM-së apo i BDI-së. Emërimi i Ramadanit si ambasador në Zvicër ka heshtur edhe BDI-në, nga Selia blu nuk dëshirojnë të komentojnë në lidhje me këtë emërim që nënkuptohet se Ramadani nuk është kuadër i tyre. Me këtë emërim Zaev po vazhdon të hyjë në fushën e minuar të BDI-së, që të përfitojë edhe më shumë simpati te shqiptarët dhe ti nënvlersojë partitë politike shqiptare, shkruan TS.

Me emërimin e Ramadanit edhe kryeministri Zaev është mburur duke e cilësuar si kuadër i tij dhe i kërkon që bashkpunimin mes Maqedonisë dhe Zvcirës ta thellojë në fushën ekonomike

“Sot, u takova me Ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë në Zvicër, Qenan Ramadanin.

Zvicra është një mik tradicional, një mbështetës i madh dhe donatori më i madh për Republikën e Maqedonisë.

I uroj atij një mandat të suksesshëm  Ramadanit, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me Zvicrën, kryesisht në frontin ekonomik” ka shkruar kryeministri Zaev.

Qenan Ramadani ka një përvoje të madhe në fushën diplomatike ai deri tani ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme./TS/