ZAEV: Kërcënimet po i organizon VMRO-ja

Për organizimin e protestave në të cilat shpërndahet gjuhë e urrejtjes, ofendohen shqiptarët dhe kërcënohen edhe deputetët e LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev ka akuzuar VMRO-DPMNE-në. Ai tha se vetë anëtarët e VMRO-DPMNE-së kanë dërguar përmbajtje të porosive që përcillen përmes grupeve viber dhe ku dëshmohet se organizatorët të protestave të tilla janë vetë VMRO-DPMNE.

“Gjithsesi argumentet të cilat ekzistojnë, e dini nga këto grupet e viberit të formuara nga VMRO-DPMNE për organizimin e protestave, kur keni 20 njerëz të paktën 2 i shpërndajnë edhe te oponentët. Kështu që është e qartë kush qëndron pas protestave, kush i organizon, kush pranon para dhe sa para pranon dhe ëqshtë mië që ata para t’i shpërndajnë ata para me ata 30-40 persona”, tha Zaev, njofton Shenja.

Ai ka dënuar protestat të cilat organizohen para shtëpive të deputetëve të LSDM-së dhe kërcënimet që ju dërgohen nga këto protestues, ndërsa ka paralajmëruar se MPB do të mer masa për të siguruar familjet dhe fëmijët e deputetëve.

“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe lejohet protesta e qytetarëve dhe është e drejtë që duhet respektuar. Por ajo që bëhet para shtëpivë, fëmijëve të deputetëve, anëtarëve të familjeve të tyre, është absolutisht e palejueshme pasi është shkelje e privatësisë së shtëpisë, përcillen porosi të drejtëpërdrejta, ofendime dhe shpërndahet frikë tek fëmijët. Ne nuk do të lejojmë që kjo kështu të vazhdojë. MPB ndërmer masa, këtu ka disa vepra penale që kryhen, por dua ta dijnë se fëmijët e deputetëve personalisht une dhe gjithçka që ekziston rreth meje, do t’i mbrojmë”, thekson Zaev.