Zaev konfirmon rekonstruimin e Qeverisë

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev mbrëmë në mbledhjen e Bordit Qendror të partisë e konfirmoi rekonstruimin e Qeverisë, por para anëtarëve të organit më të lartë partiak nuk i precizoi ministritë të cilat do të përfshihen në të.

Në mbledhjen katërorëshe, siç konfirmuan për MIA-n burime të partisë, Zaev nuk ka folur për koalicionimin eventual me BESA-n.

Bordi Qendror i LSDM-së fitoi anëtarë të rinj, pasi mbrëmë atij iu bashkuan Andrej Zhernovski dhe Çedomir Sazdoski. Ish kryetari i Komunës Qendër dhe lider i Partisë Liberal-demokrate, para zgjedhjeve lokale ishte përjashtuar nga partia e deriatëhershme, derisa deputeti Sazdovski në këtë përbërje të Parlamentit ka hyrë si anëtar i Partisë Grom, pjesë e koalicionit të mëparshëm qeveritar, i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Para kalimit të tij në Grom, Sazdoski ishte anëtar shumëvjeçar dhe funksionar i LSDM-së, më saktë kryetar i KK të LSDM-së në Kisella Vodë.

Në BQ mbrëmë është biseduar edhe për punën e organizatave komunale, me çka Zaev ka paralajmëruar ndryshime në KK të Aerodromit dhe Radovishit.

Bordi qendror i partisë qeveritare e rishikoi dhe konfirmoi raportin financiar të partisë nga viti i kaluar.

Loading...