Zaev nesër shpallë kabinetin e ri qeveritar, kush shkon e kush vjen?!

Kryeministri Zoran Zaev nesër pasdite në Kuvend do ta dorëzojë propozimin për rikonstruimin e Qeverisë dhe me atë rast do t’i kumtojë hollësitë rreth emrave dhe resorëve. Propozimi duhet të miratohet në mbledhje të Kuvendit javën e ardhshme.

Zaev paralajmëroi ndërrimin e 8 ministrave dhe mbi 20 drejtorëve. Nga LSDM nuk bëjnë të ditur emrat e ministrave të rinj pasi që në këtë parti pritet të ndërrohen tre ministra: ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ministri i Transportit Goran Sugarevski dhe ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski. Në lojë është edhe ndërrimi i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë informatike Damjan Mançevski.

Në BDI ministër i ri në dikasterin e ekologjisë do të vjen Naser Nuredini nga Tetova, ndërsa Sadulla Duraku do të transferohet në Ministrinë e sapoformuar për Sistem Politik. Nga BDI do të ngelen ministrat e njejtë. Alternativa e Afrim Gashit ka propozuar për ministër të Kulturës Hisni Ismailin. Ndërsa RDK pritet të ngelet pa ministrinë e Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga Suhejl Fazliu e cila do ti takojë Partisë Liberal Demokrate. (INA)