Zaev shkarkon nga detyra Kiracovskin dhe nënkryetarët e LSDM-së

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Aleksandër Kiracovski është shkarkuar nga detyra partiake, por jo vetëm edhe të gjithë nënëkryetarët partiak, mëson portali në gjuhën maqedonase 24info.

Nënkryetarët e LSDM-së janë: Frosina Remenski Damjan Mançevski Oliver Spasovski Muamed Zekiri Bllagoja Boçvarski PetreShilegov.

Siç raportohet për sekretar të ri të LSDM-së është propozuar ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ujrave Lupço Nikollovski. Ai nuk do të jetë më në detyrën e ministrit.