Zaev: TDP turke hyn në qeveri, të dy BESAT mund të bashkohen në një Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në rrjedh janë bisedimet me Partin Demokratike Turke (PDT) për zgjerimin e koalicionit qeveritar dhe shpreson se deri të martën këto bisedime do të rrumbullakohen.

“Kjo parti veçmë po jep mbështetje për zgjidhjet ligjore dhe bashkëpunimi nuk është I kushtëzuar me poste, por duhet të rrumbullakohet. Mendoj për takim edhe me Lëvizjen BESA dhe atë me të dyja grupet, shpresoj se do të gjejnë diçka që do t’i bashkoj në një, sepse shoh se deputetët bashkëpunojnë mes vete. Më pas do të diskutohet edhe me deputetët e tjerë opozitarë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se në këtë temë gjatë ditës së nesërme do të beun e BDI-së Ali Ahmeti. Megjithatë sipas tij ka pajtueshmëri në koalicionin qeveritarë që dera për bashkëpunim të mbetet e hapur për parti të reja