Zaev: Urgjentisht të lënë vendet e punës familjarët e ministrave, deputetëve dhe funksionarëve tjerë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka kërkuar që të gjithë të afërmit e funksionarëve qeveritar që janë punësuar gjatë periudhës së fundit dhe janë evidentuar nga Komisioni Antiko.rrupsion duhet të tërhiqen nga vendet e punës.

Në mesin e tyre janë familjarë të ngushtë të ministrave deputetëve dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.

Zaev nga tribuna në Prilep bëri thirrje për përgjegjësi politike dhe profesionale për çdokend që është përfshirë në nepo.tizëm dhe ka cë.nuar të drejtën e qytetarëve. “I jap urdhër të gjithëve që menjëherë të tërhiqen nga vendet e punës ku janë punësuar.

Vetëm kështu do të funksionojë sistemi. Komisioni Shtetëror Antiko.rrupsion është institucion i pavarur dhe pres që të publikojë rezultatet edhe për palën tjetër për shkak se edhe ata ishin shembull për nepot.izëm” theksoi Zaev.