Zaevi kërkon që inçizimet e rastit “Ryshfet” të shihen publikisht

Publiku të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit kur video incizimet të cilat janë dëshmi në procesin gjyqësor “Ryshfeti” të lëshohen për opinionin, kërkuan avokatët e kryeministrit Zoran Zaev. Siç thanë ata, pamjet e postuara të videove në YouTube nuk ishin të plota dhe duhet të ndëgjohen plotësisht nga publiku. Zaev kërkoi po të njëjtën gjë nga gjykata, për të rimarrë reputacionin e humbur.

Kundër kësaj kërkese ishin prokurorët e PSP të cilët thanë se ishin materialet e klasifikuara, të cilat u deklasifikuan vetëm për gjykimin.

Këshilli i Gjyqtarëve u tërhoq për të marrë një vendim mbi kërkesën e mbrojtjes.

Biznesmeni Ivan Nikolov Saçevaliev duhej të dëshmonte në seancën e sotme, por ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.
Zaev në seancën e kaluar me 6 mars u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe se është i bindur se do të zbardhet akuza kundër tij.

Zaev në “ryshfet” akuzohet se si kryetar i komunes së Strumicës kërkoi ryshfet prej rreth 160,000 euro nga biznesmeni Saçevaliev për legalizimin e tokës ndërtimore.

Loading...