Zaevi për pastrimet e funksionarëve: Edhe qytetarët ta pranojnë përgjegjësinë e tyre

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev sot ka sqaruar paralajmërimin e tij se do të ketë pastrimin e funksionarëve shtetërorë, sepse siç tha ai, porosia e qytetarëve ka arritur te ai, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, Zaevi tha se edhe qytetarët duhet ta pranojnë përgjegjësinë, dhe të dalin të votojnë më 5 maj.

“Jam mirë i informuar, dhe di ta dëgjoj atë që e flasin qytetarët. Porosia erdhi te unë, ndryshime do të ketë, dhe kjo duhet të arrijë edhe deri te bartësit e funksioneve, sikur deri te ata aktual, por edhe ata që do të vijnë pas tyre. Edhe qytetarët duhet ta pranojnë përgjegjësinë, dhe të dalin të votojnë në rrethin e dytë, më 5 maj”, tha Zaevi.

Sa i takon mundësisë së bojkotimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, Zaevi tha: “Nuk besoj se do të bojkotojë opozita, por as edhe pushteti nuk do të bojkotojë”.