Zaimina Vasjari ia uron 7 mujorin e lindjes vajzës: e mbulon me firmato

Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari në janar të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vajzën, Khloe e cila po vazhdon të publikojë momente të lumtura që nga lindja e saj, shkruan lajmi net.

Ajo ka publikuar një fotografi nga mbrapa të vajzës e cila është e veshur në ‘Gucci’, edhe pse është shumë e vogël. “Urime 7 mujorin e vogla ime e ëmbël”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Vasjari është në lidhje prej vitesh me biznismenin e njohur, Klodian Asllani i cili ka qenë i martuar më herët. Madje, Zaimina ditë më parë ia publikoi foton, vajzës së burrit.