Zbardhen pasuritë e deputeteve shqiptarë

Zbardhen pasuritë e deputeteve të reja të Kuvendit. Deputetet janë kryesisht të pasura, vijnë nga një e shkuar që, sipas të ardhurave që kanë krijuar rezulton e suksesshme. Gratë deputete para si t’i hynin jetës parlamentare kanë “trashëguar” nga puna në profesione të lira apo në biznes të ardhura të majme.

Prona të patundshme, shtëpi, dyqane, makina e llogari bankare që variojnë nga modestet prej 1 mijë eurosh e deri të 50-60 mijë euro.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.

Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të publikuar nga ODA mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ndër parlamentaret më të pasura. Mesi ka deklaruar se është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër.

Ajo ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro. Ndërkohë Orjola Pampuri deputete e Partisë Demokratike, ka ardhur në parlament me një pasuri të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj është aksioner në një kompani kromi. Pampuri është tre punësuar përveçse është deputete.

Të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës 700 euro, të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise” 350 euro, të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale 120 000 lekë“-deklaron Pampuri.

Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri. Ndërkohë bashkëshorti i Hajdarit është aksioner në dy kompani në Amerikë dhe ka atje një pronë tjetër me vlerë 750 000 dollarë.

Grida Duma, deklaron se ka në pronësisë të familjes dy apartamente dhe në pronësi të saj dy automjete dhe tri llogari bankari bankare dhe gjendje cash 1 250 000 lekë. Elona Gjebrea është bashkëpronare në 50 % të vlerës në tri shtëpi, ka për të shlyer një kredi, por ka edhe pesë llogari bankare.

Elisa Spiropali, nuk ka pasuri të patundshme. Së bashku me bashkëshortin ka marrë një kredi prej 1 120 000 lekë. Në vitin 2017 deklaron se nuk ka makinë në pronësi, por disponon një llogari rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 87 509.95 lekë dhe gjendje cash, 10 000 euro.