Zbulohet arsyeja e arrestimit të Chris Brown

Chris Brown u arrestua pas mbarimit të koncertit të tij mbrëmjen e së enjtes me akuzën për krime të rënda.

Këngëtari u arrestua në West Palm Beach për një ngjarje të ndodhur më shumë se 1 vit më parë.

Akuza ka të bëjë me një incident të ndodhur në prill të vitit 2017 në një kulb në Tampa, kur Brown dyshohet se ka qëlluar me grusht një burrë që e ka fotografuar pa lejen e tij.

Këngëtari u lirua nga burgu pas rreth një ore pasi pagoi garancinë prej 2.000 dollarësh për liri me kusht.

Ai ka pasur edhe probleme të tjera me ligjin, pasi në vitin 2009 u arrestua me akuzën dhunë fizike ndaj ish-të dashurës së tij Rihanna.

Gjithashtu është akuzuar për sulme kriminale dhe kërcënime ku u lirua me kush dhe me shërbim ndaj komunitetit.

Loading...