Zbulohet arsyeja pse nuk lejohen të fluturojnë avionët mbi shtëpinë e Lionel Messit (Video)

 

Pak ditë më parë, Javier Sanchez-Prieto, shef i përgjithshëm i agjencisë së fluturimeve “Vueling”, deklaroi për mediat se avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messit në Barcelonë.Ky lajm u konfirmua më pas edhe nga zyra e aviacionit në Spanjë.Pas aludimeve të shumta, se përse nuk lejohen fluturimet mbi shtëpinë e fantazistit, është zbuluar dhe arsyeja reale.Në zonën e Gavës, ku ndodhet dhe shtëpia e Messit, ka specie në zhdukje dhe zhurmat e avionëve do të shqetësonin këto specie, duke prishur kështu ekosistemin.Për këtë arsye nuk lejohen avionët, në mënyrë që të ruhet jeta e gjallesave.

Loading...