Zbulohet biseda Messi – Sampaoli, ndryshe nga ajo që thuhej më herët

Kupa e Botës për Argjentinën padyshim që ishte zhgënjyese për shumë tifozë të kësaj kombëtareje.Shkak kryesor për këtë u bënë marrëdhëniet midis stafit teknik të kryesuar nga Sampaoli dhe lojtarëve, të cilat nuk janë aspak të mira dhe këtë e dinë të gjithë.

Ndërkohë sot gazetari Ariel Senosiain ka bërë publik në librin e tij “Bota është histori” një nga debatet e ndodhura në Botërorin e Rusisë. Bëhet fjalë për Messin dhe trajnerin. Sipas gazetarit, Messi i është drejtuar trajnerit duke i thënë:“Më pyete 10 herë se cilin futbollist dëshiroja unë që të aktivizohej dhe se cilët lojtarë nuk doja. Dhe unë nuk të përmenda kurrë asnjë emër. Më thuaj para të gjithëve, a të përmenda ty ndonjë emër?