Zbulohet e vërteta, ja pse nuk flasin Rita Ora dhe Dua Lipa me njëra-tjetrën

Janë hapur prej kohësh fjalë se dy shqiptaret me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin me njëra-tjetrën. Janë thënë disa shkaqe, por si qëndron e vërteta? Çfarë ka ndodhur mes tyre që ka çuar në këtë “armiqësi?”.

Madje pak ditë më parë, të ftuara në “Brit Awards”, Dua mori disa çmime e Rita shkëlqeu me performancën e saj, por asnjëra nuk e uroi njëra tjetrën.

Burime për “Jo vetëm modë”, kanë treguar se përplasja mes dy këngëtareve ka filluar vite më parë kur Dua kishte kërkuar ndihmën e Ritës dhe motrës e menaxheres së saj Elenës e cila refuzoi atë kohë të pranonte Duan në kompaninë që merret me zhvillimin dhe promovimin e karrierës së artistëve.

Ndërkohë kësaj kompanie i është bashkuar prej një viti, një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Ajo dhe Rita Ora së fundmi janë parë shumë të afërta.