Zbulohet se çfarë ndodh me trurin një minutë para vdekjes

Gjetje tronditëse nga grupi neurologjik në Berlin. Sa minuta truri mbetet i gjallë pas pushimit të zemrës?

Shumë spekulime dhe madje edhe më shumë mendime … Çfarë ndodh me trurin e njeriut para vdekjes? Pyetja e mësipërme kërkojnë t’i përgjigjen shkencëtarët, duke mbledhur prova nga një hulumtim i madh që ata kanë bërë gjatë viteve të fundit.

Rezultatet nga një studim i një grupi të neurologëve nga Charité-Universitätsmedizin në Berlin ishin mrekullisht të habitshme. Studiuesit përdorën elektroda për të “lexuar” reagimet e trurit të njeriut pak para fundit.

Ajo që është gjetur tregon se pesë minuta pasi zemra pushon së rrahuri, qelizat e trurit mbeten gjallë dhe ende funksionojnë. Shkencëtarët thonë se ndërgjegjja e personit mbetet “e gjallë” edhe më gjatë, megjithëse trupi ka vdekur dhe nuk mund të rikthehet në jetë.

Veçoria më e mrekullueshme është: Minuta e fundit para se truri të pushojë së funksionuari, ka një “cunami” reagimesh, të cilat shkencëtarët e kanë përshkruar si “përhapjen e depresionit”.
Me fjalë të tjera, kur qelizat e trurit e kuptojnë se trupi ka vdekur, ato reagojnë njësoj si gjatë periudhës kur personi ka qenë në depresion.