Zbulohet shkaktari se pse foshnjat po lindin me koka të vogla

Sipas një hulumtimi, gratë shtatzëna që janë të ekspozuara ndaj niveleve të rrezikshme të ajrit të ndotur, mund të lindin foshnje me koka të vogla.

Dioksidi i azotit, një ndotës i prodhuar kryesisht nga automjetet, është treguar të ndikojë në rritjen e foshnjës së palindur në javët e fundit të shtatzënisë.

Shkencëtarët thanë se ka prova të qarta pas analizimit të një studimi nga e gjithë bota që përfshin një dekadë.

Ata gjithashtu analizuan ndikimin e një diete të dobët, alkoolit dhe kimikateve mjedisore – por gjetën se nuk rrisin rrezikun sikurse ekspozimi ndaj ajrit të ndotur.

Profesori Steve Turner, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Aberdeen, tha se ‘’ajo që ishte unike për rishikimin tonë të literaturës është që ne shikojmë foshnjat e palindura për të parë nëse ekspozimet e nënave ndaj këtyre faktorëve prekin zhvillimin e fetusit’’.

“Ne kemi përdorur literaturë mjekësore që daton 13 vjet, kur u botuan së pari studimet e para që lidhnin ekspozimin ndaj matjeve të fetusit’’.

Ka pasur gjithsej shtatë studime ku ndotja e ajrit u mat dhe lidhej me madhësinë e fetusit në disa vende në Europë, Australi dhe SHBA.

Në të gjitha studimet, dëshmia ishte e qartë se në tremujorin e tretë, i cili fillon në 28 javë, ekspozimi ndaj dioksidit të azotit uli rritjen e fetusit.

Dioksidi i azotit, i njohur gjithashtu si NO2, gjenerohet kryesisht nga trafiku i automjeteve, i lëshuar kur karburantet, siç është benzina, apo djegjet.

Por ajo gjithashtu mund të gjendet në shtëpi nga tymi i cigareve, kaldaja për ngrohje qendrore, ose butan dhe ngrohje vajguri dhe soba.